Lidhje

Paris, policia vret një person me thikë


Në Paris, forcat e sigurisë vranë një person që u përpoq të sulmonte një stacion policie, në përvjetorin e parë të sulmit ndaj zyrave të revistës Charlie Hebdo nga ekstremistët islamikë.

Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme tha se personi në fjalë kishte një thikë dhe dukej se kishte veshur një jelek me eksplosivë, megjithëse më vonë doli se jeleku ishte i rremë. Sipas zyrtarëve, mendohet se personi thirri "Allahu Akbar" para se të qëllohej për vdekje.

Po sot, presidenti francez Francois Hollande e vuri theksin tek rregullat e reja të sigurisë për punonjësit e rendit, ndërsa mori pjesë në ceremoninë për nder të tre policëve të vrarë në sulmet e vitit të kaluar ndaj revistës Charlie Hebdo.

Presidenti tha se oficerët e policisë tani do të lejohen të mbajnë armë me vete edhe kur kanë mbaruar orarin e punës. Ai premtoi se do të shtojë forcat e armatosura të sigurisë me 5 mijë njerëz.

XS
SM
MD
LG