Lidhje

Platini jashtë garës për kreun e FIFA-s


FILE - UEFA President Michel Platini is seen getting into a car in a Jan. 19, 2015, photo.
FILE - UEFA President Michel Platini is seen getting into a car in a Jan. 19, 2015, photo.

Michel Platini, që dikur mendohej të ishte pasuesi më i mundshëm i Presidentit të pezulluar të FIFA-s, Seth Blatter, ka deklaruar se nuk do të përpiqet të hyjë në garë në zgjedhjet e 26 shkurtit për presidencën e organizatës ndërkombëtare të futbollit.

Platini, presidenti i pezulluar i UEFA-s u tha gazetarëve se edhe nëse ia del ta përmbysë pezullimin tetëvjeçar nga bota e futbollit, nuk do të kishte kohë të mjaftueshme që të bënte fushatën e duhur para zgjedhjeve.

Plani i Platinisë për të zëvendësuar Blatterin, dështoi vitin e kaluar kur të dy ata u akuzuan për korrupsion lidhur me një pagesë 2 milionë dollarëshe të Blatterit ndaj Platinisë në vitin 2011. Prokurorët zvicerianë kanë hapur një hetim penal për këtë pagesë.

XS
SM
MD
LG