Lidhje

SHBA do të fillojë të gjurmojë blerjet e pronave luksoze


Sekretari i Thesarit Jack Lew

Sekretari i Thesarit Jack Lew

Departamenti amerikan i Thesarit thotë se do të fillojë të gjurmojë shitblerjet e pronave luksoze në Miami dhe Manhattan, për të goditur pastrimin e parave.

Rrjeti i departamentit për Krimin Financiar thotë se do t’u kërkojë përkohësisht disa firmave që merren me titujt e pronave të identifikojnë individët të cilët qëndojnë prapa kompanive që i blejnë prona të tilla me para në dorë në këto dy tregje.

Qeveria është e shqetësuar se disa nga këto transaksione me pasuri të patundshme kryhen ndoshta nga zyrtarë të korruptuar të qeverive të huaja apo nga kriminelëve ndërkombëtarë, që përdorin blerjen e pasurive të patundshme luksoze për të pastruar paratë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG