Lidhje

Tensione në Turqi


Autoritetet turke kanë ndaluar të paktën 12 akademikë me akuzën se kanë mbështetur “propagandën e terrorit”, pasi ata nënshkruan një peticion ku bëhet thirrje që t’u jepet fund masave shtypëse të qeverisë ndaj kryengritësve kurdë.

Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu tha se akademikët e Universitetit Kocaeli pranë Stambollit, u ndaluan në bastisje në shtëpitë e tyre sot në mëngjes, duke shtuar se do të ndalohen edhe nëntë të tjerë.

Të ndaluarit janë mes 1 mijë e 200 akademikëve që kanë nënshkruar një deklaratë ku dënohen “masakrat e qëllimshme dhe deportimi” i kurdëve në juglindje të Turqisë.

Peticioni bënte gjithashtu thirrje që t’i jepet fund ndalim-qarkullimit dhe të rifillojë procesi i paqes me PKK-në.

XS
SM
MD
LG