Lidhje

Marrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë


Edward Joseph
Edward Joseph

Edward Joseph, Drejtor Ekzekutiv në Institutin Current World Affairs në Uashington, thotë se një sulm ndaj marrëveshjes dhe ndaj procesit të normalizimit me Serbinë, nuk është në interes të Kosovës. Zoti Joseph, analist me përvojë për Ballkanin, i bëri komentet në një intervistë me Skype për shërbimin maqedonas të Zërit të Amerikës.

“Mendoj se edhe në Kosovë, ashtu si në Maqedoni, ku pamë protesta shumë serioze nga publiku vitin që kaloi, që mund edhe të kishin prekur stabilitetin, këto protesta kanë potencialin të dëmtojnë stabilitetin në Kosovë.”

“Sigurisht që është e drejta e politikanëve të opozitës dhe qytetarëve në Kosovë që të protestojnë, por nuk është në të drejtën e tyre që ta bëjnë këtë jashtë sferës së institucioneve politike, ose jashtë normave civile. Përveç kësaj, mendoj se është e rëndësishme për opozitën që të kuptojë se një sulm në thelb ndaj marrëveshjes, ndaj procesit të normalizimit me Serbinë, nuk është në interes të Kosovës. Pra megjithëse Vetëvendosja ka të drejtën të protestojë dhe të shprehë pakënaqësinë e saj, një sfidë në tërësi ndaj këtij procesi nuk është në interesin e Kosovës dhe sigurisht synime radikale si bashkimi me Shqipërinë, janë krejtësisht jo vetëm kundër procesit të normalizimit, por edhe kundër Kushtetutës së Republikës së Kosovës, marrëveshjes Ahtisaari dhe mirëkuptimit, përfshirë atë me Shtetet e Bashkuara, që sollën si rezultat pavarësinë e Kosovës në vitin 2008.

"Është një problem serioz dhe mendoj që ka ardhur koha që udhëheqësit e Vetëvendosjes ta kuptojnë dhe ta pranojnë këtë”.

"Protesta vetë nuk ka pse ta dëmtojë imazhin e një vendi, përsa kohë që është brenda normave dhe në varësi të çështjes dhe mënyrës sesi përcillet çështja. Në thelb nëse mesazhi i opozitës është mungesë vullneti për të zbatuar kushtetutën e Kosovës, atëherë mendoj se kjo është shumë serioze. Nëse ndjek një program radikal, ide si bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, këto e dëmtojnë imazhin e Kosovës".

XS
SM
MD
LG