Lidhje

President Obama përshëndet lirimin e amerikanëve


President Barack Obama speaks about the release of Americans by Iran, Jan. 17, 2016, in the Cabinet Room of the White House in Washington.
President Barack Obama speaks about the release of Americans by Iran, Jan. 17, 2016, in the Cabinet Room of the White House in Washington.

Presidenti amerikan Barack Obama përshëndeti sot lirimin e amerikanëve që ishin të burgosur në Iran dhe zbatimin e plotë të një marrëveshjeje historike bërthamore me Republikën Islamike, duke i vlerësuar ato si fitore të diplomacisë “së zgjuar” dhe angazhimit të tij për të negociuar direkt me kundërshtarët e Shteteve të Bashkuara.

Duke folur nga Shtëpia e Bardhës, Presidenti e quajti ditën e sotme një ditë të mire, “kur amerikanët lirohet dhe kthehen në familjet e tyre, është një moment që duhet ta festojmë”, tha presidenti.

Megjithëse kjo fundjavë solli arritje të rëndësishme të diplomacisë me Iranin, fakti që administrata njoftoi për sanksione të reja ndaj 11 individëve dhe grupeve që janë të përfshirë në programin e raketave të Iranit, nxjerr në pah se ende vazhdojnë të mbeten tensione mes dy vendeve.

XS
SM
MD
LG