Lidhje

Debati i katërt i kandidatëve demokratë presidencialë


From left, Democratic U.S. presidential candidates former Maryland Gov. Martin O'Malley, former Secretary of State Hillary Clinton and Senator Bernie Sanders of Vermont participate in a debate in Charleston, S.C., Jan. 17, 2016.
From left, Democratic U.S. presidential candidates former Maryland Gov. Martin O'Malley, former Secretary of State Hillary Clinton and Senator Bernie Sanders of Vermont participate in a debate in Charleston, S.C., Jan. 17, 2016.

Kandidatët demokratë presidencialë debatuan për herë të katërt dje në mbrëmje lidhur me politikat e brendshme amerikane, në një përpjekje për të nxjerrë në pah ndryshimet mes tyre, në prag të votimeve brenda partive.

Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton dhe senatori nga Vermonti Bernie Sanders u përballën në një ditë që ishte me rëndësi të madhe për trashëgiminë e politikës së jashtme të Presidentit Barack Obama. Kandidatët shprehën një optimizëm të matur për këmbimin e të burgosurve dhe marrëveshjen bërthamore me Iranin.

“Kjo ishte një ditë e mirë në 36 vjet dhe mendoj se duhet të kemi më shumë ditë të mira para se të lëvizim me shpejtësi drejt normalizimit”, tha zonja Clinton.

“A duhet të përmirësohen marrëdhëniet? Po. A duhet të hapim një ambasadë atje menjëherë? Jo”, tha zoti Sanders.

John Hudak i Institutit Brookings foli me Zërin e Amerikës me Skype, lidhur me ndikimin tek gara presidenciale.

“Mendoj se sa herë që flitet për politikë të jashtme në fushatë, është në favor të Sekretares Clinton. Pa dyshim që ajo ka përvojën më të gjerë për këto çështje dhe duket qartë që ndjehet e lirshme kur flet për këto çështje dhe kompleksitetin e tyre”.

Kandidatët Clinton dhe Sanders kanë mbështetje të ngjashme në shtetet ku mbahen votimet e hershme, por për tema si armëmbajtja, ndryshimet në pikëpamjet mes tyre ishin të qarta.

“Ai ka votuar shpesh në favor të Shoqatës Kombëtare të Armëve”, tha zonja Clinton.

Senatori Sanders reagoi ndaj sulmeve të zonjës Clinton në fushatë, për propozimet e tij për kujdesin shëndetësor.

“Ne nuk do ta përmbysim ligjin për kujdesin shëndetësor. Unë kontribuova për këtë ligj”.

Ai gjithashtu sulmoi lidhjet e fushatës Clinton me industrinë e financave.

“Unë nuk marr para nga bankat. Nuk paguhem për fjalime nga Goldman Sachs”, tha senatori Sanders.

Është një qëndrim që zoti Sanders e ka mbajtur shpesh, duke e paraqitur fushatën e tij si populiste, ndërsa zonja Clinton e ka vënë theksin tek përvoja e saj dhe lidhjet me Presidentin Obama.

“Mendoj se si Komandant i Përgjithshëm, të duhet vazhdimisht të analizosh se çfarë vendimesh të marrësh. Unë e di këtë sepse kam shpenzuar me orë të tëra në Shtëpinë e Bardhë, duke këshilluar Presidentin Obama”.

Ish-Guvernatori i Merilendit, Martin O’Malley, që është i treti me një diferencë të thellë nga kandidatët Clinton dhe Sanders, bëri të gjitha përpjekjet, që të fitonte kohë në skenën e debatit.

“Nuk mund të flasim kundër njëri-tjetrit dhe të deklarojmë njëri-tjetrin si armik”.

Dy momente tërhoqën vëmendje të veçantë. Kur ish-Sekretarja e Shtetit Clinton foli për marrëdhëniet me presidentin rus, Vladimir Putin…

“Është interesante”.

Dhe kur Senatori Sanders refuzoi të sulmonte bashkëshortin e zonjës Clinton, ish-Presidentin Bill Clinton për gabimet e tij të dikurshme.

“Unë do të debatoj me sekretaren Clinton dhe guvernatorin O’Malley lidhur me çështjet që shqetësojnë popullin amerikan, jo për sjelljen personale të Bill Clintonin”.

Ky ishte debati i fundit për Partine Demokrate para se të mbahen zgjedhjet brenda partive në Iowa më 1 shkurt.

XS
SM
MD
LG