Lidhje

Papa Françesku viziton Sinagogën e Romës


Pope Francis, left, flanked by Rabbi Riccardo Di Segni, listens to a chorus at the end of his visit to the Great Synagogue of Rome, Jan. 17, 2016. It was his first visit to a synagogue as pope.
Pope Francis, left, flanked by Rabbi Riccardo Di Segni, listens to a chorus at the end of his visit to the Great Synagogue of Rome, Jan. 17, 2016. It was his first visit to a synagogue as pope.

Papa Françesku sot u lut në Sinagogën e Madhe të Romës, duke shënuar vizitën e tij të parë si Papë në një objekt fetar të hebrejve. Kjo është një vazhdimësi e përpjekjeve të Vatikanit për të përmirësuar lidhjet mes katolikëve dhe hebrenjve. Gjatë kësaj vizite Ati i Shenjtë dënoi të gjitha format e dhunës të kryera në emër të fesë.

"Konfliktet, luftërat, dhuna dhe padrejtësitë i hapin plagë të thella njerëzimit, i cili kërkon nga ne që të forcojmë përkushtimin tonë ndaj paqes dhe drejtësisë. Dhuna e njeriut kundër njeriut është në kundërshtim me çdo fe të denjë, në veçanti tre fetë më të mëdha monoteiste (Judaizmi, Krishtërimi dhe Islami)", tha Papa gjatë vizitës në Sinagogën e Madhe të Romës.

Papa Françesku gjithashtu bëri homazhe për të gjithë të mbijetuarit e Holokaustit të pranishëm në shërbesën e së dielës, duke u thënë atyre se "vuajtjet, ankthi dhe lotët e tyre nuk do të harrohen kurrë".

Papa ndoqi rrugën tashmë të filluar nga paraardhësit e tij, Papa Gjon Pali dhe Papa Benedikti, duke vizituar Sinagogën e Madhe, si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të Vatikanit për të përmirësuar lidhjet mes hebrenjve dhe katolikëve.Kjo përpjekje filloi në vitin 1965, kur Vatikani u prononcua zyrtarisht se hebrenjtë nuk janë përgjegjës për vdekjen e Krishtit.

Ai prononcim u shoqërua me thirrje për dialog më të madh ndërfetar, duke çuar në vendosjen e marrëdhënieve diplomatike mes Vatikanit dhe Izraelit në vitin 1993.

Ndërsa disa hebrenj insistojnë se Vatikani nuk foli me forcën e duhur dhe nuk bëri shumë për të parandaluar Holokaustin e nazistëve, studiuesit thonë se përpjekjet e fuqishme të asaj kohe nga Papa Piu i 12-të shpëtuan mijëra hebrenjë.

XS
SM
MD
LG