Lidhje

Kerry, thirrje për zgjidhjen e krizës humanitare


U.S. Secretary of State John Kerry delivers a speech on Jan. 22, 2016, to attendees at the World Economic Forum in Davos, Switzerland.

U.S. Secretary of State John Kerry delivers a speech on Jan. 22, 2016, to attendees at the World Economic Forum in Davos, Switzerland.

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i bëri sot thirrje bashkësisë ndërkombëtare të dyfishojë përpjekjet për të zgjidhur krizën humanitare nga vala e refugjatëve të luftës dhe për të ndihmuar viktimat e konflikteve duke iu kundërvënë kërcënimit të terrorizmit në rrënjët e problemit.

Në komentet në Forumin Ekonomik të Davosit në Zvicër, Sekretari Kerry njoftoi se Presidenti Obama do të organizojë një takim në Kombet e Bashkuara në Nju Jork në përgjigje të krizës globale të refugjatëve. Synimi do të jetë shtimi i numrit të vendeve që i janë përgjigjur apelit të OKB-së për të ofruar ndihma humanitare dhe për të strehuar familjet në nevojë.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar planet për të pranuar 85 mijë refugjatë brenda nëntorit dhe 100 mijë të tjerë vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG