Lidhje

I ftohti nuk e ndal valën e refugjatëve në Evropë


Migrants wait to be allowed to cross the border from Slovenia, in Spielfeld, Austria, Jan. 20, 2016.

Migrants wait to be allowed to cross the border from Slovenia, in Spielfeld, Austria, Jan. 20, 2016.

Pavarësisht dimrit të ftohtë dhe borës, një numër i madh refugjatësh vazhdojnë të udhëtojnë përmes detit nga Turqia në Greqi. Agjencitë humanitare thonë se po ndeshen me vështirësi në përpjekjet për të mbajtur njerëzit të gjallë dhe të shëndetshëm para udhëtimeve të tyre përtej detit.

Rreth 1,600 njerëz në ditë kanë arritur me gomone në brigjet e Greqisë që nga fillimi i këtij viti.

Kjo shifër është 20 herë me lartë se sa numri i njerëzve që bënin këtë rrugëtim në janar të vitit 2015, një vit në të cilin më shumë se një milion njerëz ndërmorën udhëtimin e rrezikshëm drejt Evropës.

Agjencitë humanitare thonë se udhëtimi tani është bërë edhe më i rrezikshëm. Dhe kur refugjatët mbërrijnë në breg, rrobat e tyre janë zakonisht të lagëta.

"Tani kjo përbën rrezik për shëndetin dhe sigurinë e tyre pasi ata mund të ngrijnë në momentin kur zbresin nga anija".

Zyrtarët thonë se moti i ftohtë e ka bërë udhëtimin më vdekjeprurës. Kohët e fundit brenda një jave u mbyten në det rreth 19 njerëz, përfshirë tre fëmijë dhe një foshnje.Refugjatët nga Lindja e Mesme dhe Afrika thonë se po bëjnë këtë udhëtim jo nga dëshira, por sepse janë të detyruar.

"Siria po bombardohet nga ajri. Ne jemi të shqetësuar për sigurinë e grave dhe fëmijëve tanë. Ne u detyruan të largoheshim. Unë dhe refugjatët e tjerë këtu në Greqi nuk kemi zgjedhur të largohemi. Të gjithë u detyruan të largoheshin".

Moti i ftohtë në Greqi pritet të vazhdojë në javët e ardhshme dhe punonjësit e ndihmave thonë se, si pasojë, numri i refugjatëve që udhëtojnë drejt Evropës mund të bjerë në muajin e kaluar. Por ndërkohë që Evropa po ndeshet me vështirësi në sistemimin e njerëzve të cilët tashmë ndodhen atje, zyrtarët e kontinentit thonë se numri i të ardhurve të rinj mund dyfishohet vitin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG