Lidhje

Gjermania, 2,000 refugjatë në ditë


Gjermania vazhdon të pranojë rreth 2,000 refugjatë në ditë, por tani po u mohon hyrjen në kufi rreth 200 të tjerëve çdo ditë, tha ministri i brendshëm i vendit, Thomas de Maiziere.

Forcimi i kontrolleve kufitare vjen pasi ky vend, me ekonominë më të zhvilluar të BE-së pranoi vitin e kaluar një numër rekord prej 1.1 milion refugjatësh dhe emigrantësh, duke shkaktuar debat të nxehtë politik.

"Njerëzit që i largohen luftës dhe përndjekjeve u ofrohet siguri dhe mbrojtje në Gjermani," ministri, Thomas de Maiziere, për gazetën Bild am Sonntag.

"Por, kjo gjithashtu do të thotë se ata që nuk e kërkojnë këtë mbrojtje prej nesh u refuzohet hyrja në kufi," tha ai. "Kushdo që nuk kërkon të aplikojë për azil politik në Gjermani dhe përpiqet të hyjë në mënyrë të paligjshme, nuk ka të drejtë të qëndrojë këtu".

Deri tani këtë vit, policia federale ka refuzuar deri në 200 njerëz në ditë, tha ai - në krahasim me vetëm 400 njerëz gjatë gjithë muajit tetor, kur kontrollet kufitare dhe procedurat e regjistrimit nuk funksionon si duhet për shkak të fluksit masiv.

Ministria tha se që nga fillimi i vitit, në Gjermani kanë hyrë rreth 2 mijë refugjatë çdo ditë, pavarësisht nga moti i ftohtë.

XS
SM
MD
LG