Lidhje

Sekretari Kerry në Azi


Sekretari i Shtetit John Kerry ndodhet në Laos, ku do t’i hapë rrugën mbajtjes së një takimi të nivelit të lartë me udhëheqësit e 10 vendeve të ASEAN-it, që do të kryesohet nga Presidenti Barack Obama.

Zoti Kerry mbërriti në kryeqytetin, Vietiane, të dielën vonë. Kjo është ndalesa e parë e një turneu aziatik prej tre-vendesh që përfshin ndalesa edhe në Kamboxhia dhe Kinë.

Zoti Kerry dhe udhëheqësit aziatikë do të diskutojnë mbi çështje të ngutshme rajonale, duke përfshirë mosmarrëveshjen mbi Detin e Kinës Jugore dhe shqetësimet në rritje rreth programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Në muajin shkurt, Presidenti Obama do të organizojë një samit të veçantë të ASEAN-it në Kaliforni. Tubimi do të jetë një mundësi për SHBA dhe udhëheqësit e Azi Paqësorit që të eksplorojnë mundësitë e zgjerimit të lidhjeve ekonomike dhe kulturore.

Më vonë këtë vit, Presidenti Obama do të shkojë në Laos, për një samit të ASEAN-it, duke u bërë presidenti i parë amerikan që viziton këtë vend aziatik.

XS
SM
MD
LG