Lidhje

IS-i publikon një video me "sulmuesit" e Parisit


Grupi Shteti Islamik, publikoi një video në të cilën, sipas tij, janë shafqur nëntë militantët që morën pjesë në sulmet terroriste në Paris, ku ata shihen duke prerë koka dhe duke vrarë të burgosur në Irak dhe Siri.

Në video shihen pamje të sulmeve të muajit nëntor, ndërsa militantët quhen "luanë", që kanë gjunjëzuar Francën. Të nëntë militantët vdiqën gjatë sulmeve apo gjatë bastisjeve të policisë pak kohë pas sulmeve.

Ekstremistët, shumica nga Belgjika dhe Franca, vranë 130 veta në një sulm me bomba dhe armë zjarri në disa pjesë të Parisit.

Në video shihen po ashtu pamje të kryeministrit britanik David Cameron, ndërsa u tërhiqet vërejtja jobesimtarëve se "do të jenë në shënjestër të shpatave tona".

Britania është pjesë e koalicionit të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara në bombardimet kundër grupit Shteti Islamik.

Forcat britanike, fillimisht vepronin vetëm në Irak, por muajin e kaluar ato u përfshinë edhe në sulmet në Siri.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG