Lidhje

Evropa përballë valës së imigracionit


Opinionet mes të rinjve evropianë duket se po ashpërsohen ndaj imigracionit, pas sulmeve famëkeqe të grupeve të personave të dehur ndaj grave në Këln dhe Hamburg, në Gjermani, gjatë festimeve të Vitit të Ri.

Në Hungari është duke u shtuar mbështetja për kryeministrin e vijës së ashpër Viktor Orbán, i cili pati kërkuar që Europa të mbajë një qëndrim më të ashpër ndaj valës së imigrantëve

Në Poloni dje pati protesta kundër imigracionit afër Varshavës. Protestuesit thanë se kishin frikë për gratë dhe fëmijët e tyre; të tjerë u ankuan se imigrantët nuk do të jenë të aftë të integrohen për shkak të traditave të ndryshme.

Një propozim radikal për izolimin eGreqisë, duke e ndarë atë nga pjesa tjetër e Europës, për të frenuar gvalën e emigrantëve, po gjen mbështetje mes elitës politike të kontinentit dhe pritet të jetë në qendër të bisedimeve që po zhvillohen sot në Amsterdam mes ministrave të brendshëm europianë.

Për herë të parë propozimi për nxjerrjen e Greqisë përkohësisht nga zona Shengen u bë nga kryeministri hungarez Orban vitin e kaluar dhe u kundërshtua ashpër nga udhëheqësit e tjerë të BE-së.

XS
SM
MD
LG