Lidhje

Ligji i emigracionit në Greqi


Autoritetet greke po u kërkojnë emigrantëve shqiptarë që dorëzojnë dokumentet për lejet e reja të qëndrimit, që të shprehin pëlqimin që shqyrtimi i dosjes do të bëhet me hyrjen në fuqi të sistemit elektronik.

Sipas njoftimeve nga Athina, kjo është një masë e administratës greke që reflekton gjatë këtyre ditëve vonesat e mëdha që janë krijuar për zbatimin e ligjit të ri të emigracionit që hyri në fuqi tetorin e vitit të shkuar.

Organizatat e emigrantëve pohojnë se vonesat lidhenme mungesën e akteve nënligjore që duhet të dilnin nga Ministria greke e Emigracionitpër shqyrtimin e dosjeve, si dhe vonesat në përgatitjen e sistemit elektronik për lëshimin e lejeve të reja.

Përfaqësues të Federatës së Emigrantëve Shqiptarë në Greqi i paraqitën këto ditë autoriteteve greke të Ministrisë së Emigracionit shqetësimet lidhur mekëto vonesa në proçesin e legalizmit.

Në një njoftim për shtyp, pas takimit të përbashkëtme drejtuestë kësaj ministrie,federata tha se “ vonesat e pa-arsyetueshme në shqyrtimin e dosjeve të dorëzuaradhepër aplikimet e reja ndeshen në qendrën e vetme të dorëzimit të dokumenteve të legalizmit të Ministrisë së Brendshme greke, që ndodhet në Pirea”.

Sipas Federatës së Emigrantëve “vështirësi dhe pengesat ndeshen edhe për aplikimet për përfitimin e nënshtetësisë greke nga brezi i dytë emigrantëve”.

Federata, që përfshin disa organizata të shqiptarëve në Greqi, u ka kërkuar autoriteteve greke të nxisin lehtësimin e këtij procesi dhe sidomos shërbimet me përparësi për kategori të veçanta të emigrantëve siç janë ata me aftësi të kufizuara.

Ndërkohë, autoritetet e Ministrisë greke të Emigracionit i kanë lidhur vonesat me numrin e lartë të aplikimeve dhe pamundësinë e administratëspër t`i shqyrtuar ato.

Situata pritet të përmirësohet brenda dy muajve, kanë deklarur zyrtarëtgrekë gjatë takimit me përfaqësuesit e emigrantëve. Sipas tyre, po punohet që çdo shërbim në Greqi t`u ofrohet emigrantëve në mënyrë elektronike dhe për këtë po kryhetdixhitalizimi i shërbimit të institucioneve.

Ministria greke e Emigracionit, siç është premtuar nga autoritetet,së shpejti do lëshojë qarkore të reja të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve.

Në Greqi hyri tetorin e vitit të shkuar në fuqi një ligji i ri i emigracionit. Ligji u jep mundësinë mijëra emigrantëve shqiptarë të aplikojnë për marrjen e drejtpërdrejtë të kartësblu, një dokument që u jep atyre të drejtën e qëndrimit, të punës dhe të lëvizjes së lirë drejt Shqipërisë.

Sipas ligjit për procesin e lejeqëndrimeve të reja kanë të drejtë të aplikojnëtë gjithëemigrantët shqiptarëqë gjatë 10 viteve të fundit kanë pasur qëndrim të ligjshëm për 5 vite në Greqi.

XS
SM
MD
LG