Lidhje

Hollanda përshpejton riatdhesimin e shqiptarëve


Autoritetet njoftuan se do të vënë në dispozicion fluturime direkte për rikthimin e azilkërkuesve. Vetëm katër muajt e fundit 750 kërkesa.

Autoritetet hollandeze njoftuan sot se do të nisin riatdhesimin ne grupe të mëdha të shqiptarëve që kanë kërkuar azil në vendin e tyre. Me palën shqiptare është rënë dakort që të ndiqen procedura të përshpejtuara që parashikohen dhe nga fakti se Hollanda që prej nëntorit të kaluar e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve të sigurta. Autoritetet hollandeze do të vënë në dispozicion avion të posacëm, në mënyrë që të riatdhesojë brenda një kohë të shkurtër një numër të madh azilkërkuesish, ndryshe nga cdo mund të ndodhte nëse do përdoreshin avion fluturime të linjave. Hollanda e cila ka dhe presidencën e radhës së Bashkimit europian, vendosi të veprojë me shpejtësi pas një numri në rritje të azikërkuesve nga Shqipëria: 750 vetëm në katër muajt e fundit. Asnjë nga 1000 shqiptarët që kanë kërkuar azil në Hollandë vitin e fundit nuk e kanë marrë atë.

Gjatë vitit të shkuar afër 55 mijë shqiptarë kërkuan azil në Gjermani, duke u bërë vendi i dytë i origjinës së azilkërkuesve, pas Sirisë. Që prej verës së shkuar autoritetet gjermane gjithashtu kanë organizuar një numër të madh fluturimesh të posacme për riatdhesimin e shtetasve shqiptarë.

XS
SM
MD
LG