Lidhje

12 të vdekur nga zjarri në Moskë


Zyrtarët rusë thonë se 12 persona, duke përfshirë tre fëmijë, kanë humbur jetën nga zjarri në një fabrikë të Moskës.

Hetuesit thonë se flaka shpërtheu natën e së shtunës në një fabrikë tekstili në kryeqytet.

Pavel Astakhov, Avokati rus i Popullit për të drejtat e fëmijëve, tha sot në Twitter se një nga fëmijët që humbën jetën ishte foshnje.

Autoritetet thonë se viktimat ishin punëtorë emigrantë që jetonin në fabrikë.

Punonjësit e emergjencës u përpoqën disa orë për të shuar flakët.

Nuk ka asnjë njoftim se cili mund të ketë qenë shkaku që çoi në zjarrin vdekjeprurës, por autoritetet kanë filluar një hetim për të parë nëse fjala ka qenë për neglizhencë apo për zjarrvënie.

XS
SM
MD
LG