Lidhje

Policia saudite arreston 9 amerikanë


Saudi Arabia Police

Saudi Arabia Police

Një gazetë e Arabisë Saudite thotë se autoritetet saudite kanë arrestuar nëntë shtetas amerikanë mes 33 të dyshuarve për terrorizëm.

Katër amerikanë u arrestuan të hënën dhe pesë të tjerë gjatë katër ditëve të fundit, sipas gazetës që citon një burim të paidentifikuar.

Arrestimet përfshirë edhe 14 sauditë, tre jemenas, dy sirianë, një indonesian, një filipinas, një emiratas, një kazak dhe një palestinez.

Gazeta Saudite nuk thotë nëse ndonjë nga të dyshuarit kishte lidhje me ISIS, grup që ka kryer disa sulme vdekjeprurëse kundër forcave të sigurisë dhe shiitëve në Arabinë Saudite në muajt e fundit.

XS
SM
MD
LG