Lidhje

Ndahet nga jeta Akademiku Kristo Frashëri


Shqipëri, Profesori i shquar i historisë u shua në moshën 96 vjecare. Ai la pas një numër të madh botimesh shkencore që shtrihen mbi thuajse të gjitha periudhat e historisë së vendit

Në Shqipëri, mbrëmë u nda nga jeta akademiku dhe historiani i shquar Profesor Kristo Frashëri, në moshën 96 vjecare. Ai është një nga studiuesit që ka lënë pas një numër të madh veprash dhe botimesh shkencore të cilat shtrihen në të gjitha periudhat e historisë së vendit që nga antikiteti të mesjeta, Rilindja kombëtare dhe kohët e sotme.

Profesor Frashëri ka shkruar pothuasje për të gjitha momentet kyce të vendit dhe figurat kryesore të saj, që nga Skënderbeu te Ismail Qemali dhe Ahmet Zogu, që nga Lidhja e Prizrenit e Pavarësia e Shqipërisë, te historia e Camërisë, e Kosovës apo ajo e shqiptarëve të Maqedonisë.

Anëtar i akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Profesor Frashëri, ndonëse kishte disa vite i sëmurë, nuk kishte hequr dorë nga studimet dhe botimet. Që nga 2012 e deri vitin e shkuar janë publikuar të paktën shtatë libra të rinj të tij.

XS
SM
MD
LG