Lidhje

SHBA: Zgjedhjet dhe kontrolli i armëve


Tërheqja e Amerikës ndaj armëve e ka origjinën tek e kaluara e saj. Themeluesit e vendit shkruajtën amendamentin e dytë të Kushtetutës amerikane, i cili u garanton qytetarëve të drejtën për të mbajtur armë. Për disa amerikanë, e drejta e armëmbajtjes do të jetë faktori vendimtar në votën e tyre në zgjedhjet presidenciale. Korrespondentja e Zërit të Amerikës,

Është një ditë e lagësht dhe me re. Dhe gjërat nuk janë gjithmonë ashtu si duken. Janë kushtet ideale për gjuetinë e patave.

Dehn Ganey dhe djemtë e tij binjakë udhëtojnë 9 orë me makinë për t’u marrë më këtë gjueti.

Ata jetojnë gjysmë ore nga një kishë në Çarlston të Karolinës së Jugut ku në qershor të vitit të kaluar u vranë 9 njerëz. Ngjarja shkaktoi reagime të shumë edhe në fushaten presidenciale. Në njërën anë janë pronarët e armëve.

"Kjo është mënyrë jetese për ne. Në këtë mënyrë ne sigurojmë ushqimin tonë".

Guida e gjuetisë, David Price ka punuar këtu për 47 vjet. Çështja armëve do të jetë vendimtare në votën e tij në zgjedhjet presidenciale.

"Domokratët duan të na marrin armët. Republikanët të paktën kanë një lloj bashkëpunimi me ne".

Ata po godasin patat me çifte. Por Price nuk e kupton se pse disa gjuetarë përdorin armë luftarake për këtë aktivitet.

"Pse keni nevojë për 30 raunde?", thotë ai.

Por një anketë e rrjetit televiziv CNN tregon se amerikanët janë të ndarë mbi çështjen e kontrollit të armëve. Dhe një në katër amerikanë, në një sondazh të organizatës Gallup thanë se ata do të votonin vetëm për një kandidat i cili ndanë pikëpamjet e tyre mbi armëmbajten.

Dhe pikëpamjet e tyre janë të ndara në linja partiake. Kryesuesit e anketave, demokratja Hillari Klinton dhe republikani Donald Trump kanë pikëpamje të ndryshme.

"Ne kemi nevojë për armët tona. Pavarësisht nëse ju pëlqen apo jo, ne kemi nevojë për armët tona", thotë Donald Trump.

"Çfarë ka ndodhur me që nuk mund t’i rezitojmë qëndrojë Shoqatës Kombëtare të Armëve, lobistëve dhe prodhuesve të armëve që ata përfaqësojnë?", pyet Hallari Klinton.

Një nga arsyet është shoqata e fuqishme lobuese, NRA e cila vitin e kaluar ka dhënë30 milionë dollarë kontribute për kandidatët që janë pro-armëmbajtjes. NRA ka vlerësuar kandidatët presidencialë duke i dhënë demokrates Hillari Klinton notën më të ulët, F. Donald Trump nuk është vlerësuar ende, por konkurrenti i tij më afërt republikan është vlerësuar me notën më të lartë, A+. David Keene është ish-president i NRA.

"Ne kemi 5 milion anëtarë. Sondazhet tona dhe sondazhe të tjera tregojnë se ne kemi rreth 50 milion njerëz që kur ata ndjejnë se e drejta e tyre për armëmbajtje kërcënohet, ata votojnë".

Por një grup tjetër që është kundër armëmbajtjes, ka protestuar çdo javë për 3 vjet duke bërë thirrje për ndryshimin e ligjeve. Yuko Frost është me origjinë nga Japonia, ku armëmbajtja është e rregulluar në mënyrë rigoroze.

"Unë jam rritur më këtë kulturë. Është shumë e vështirë për mua që të shohë vrasje masive me armë pothuajse çdo ditë ndërkohë që asgjë nuk ndryshon".

Çështja armëve mund të mos jetë faktori vendimtar në zgjedhjet presidenciale të këtij viti. Por analistët pajtohen se ajo është një nga çështjet e rëndësishme.

XS
SM
MD
LG