Lidhje

Kinë, skema më e madhe piramidale


Autoritetet kineze arrestuan 21 persona të dyshuar për mashtrimin e 900,000 investitorëve në shuma që i kalojnë 7 miliard dollarët, një ndër rastet më të mëdha të mashtrimit financiar që ka parë ndonjëherë vendi.

Ezubao, një kompani kreditimi, u kishte premtuar investitorëve fitime midis 9 dhe 14.6 për qind në vit për paratë e tyre, shumë më të larta se ato të ofruara nga bankat kineze.

Por sipas medias shtetërore kineze, 95 për qind e projekteve që pretendonte se financonte Ezubao ishin të rreme.

Autoritetet thonë se kjo firmë me qendër në provincën Anhui dhe e drejtuar nga 34-vjeçari Ding Ning, përdorte paratë e investitorëve të rinj për të paguar borxhet e vjetra.

XS
SM
MD
LG