Lidhje

Pogradec, 30 të plagosur nga bombula e gazit


Shpërthimi një bombule gazi në lokalin e fshatit Beragozhd të Pogradecit ka shkaktuar plagosjen e rreth 30 të rinjve. Sipas burimeve të spitalit civil të Pogradecit, të rinjtë me plagë të shkaktuara nga djegia dhe forca e shpërthimi po marrin ndihmë mjekësore.

Shtatë prej të plagosurve me djegie më të rënda janë nisur për trajtim më të specializuar drejt Tiranës, thanë burimet spitalore. Burimet paraprake thanë se forca e shpërthimit të bombulës ka qenë e madhe për shkak të sasisë së madhe të gazit që ndodhej në të.

Sipas vlerësimeve të kompanive që merren me tregun e gazit, siguria e përdorimit të bombuave të gazit në Shqipëri, është ende e ulët. Incidenti më i fundit i përket verës së vitit të kaluar ku 21 persona u plagosën në Tiranë nga shpërthimi i bombulës së gazit në një lokal

XS
SM
MD
LG