Lidhje

Masë paraburgimi për të arrestuarit afër Manastirit të Deçanit

  • Leonat Shehu

Gjykata Themelore në Pejë vendosi të martën masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj katër personave të arrestuar ditë më parë jo larg Manastirit të Deçanit. Të arrestuarit, sipas prokurorisë, janë duke u hetuar për armëmbajtje pa leje dhe se nuk ka asnjë dyshim në lidhje me terrorizëm.

Ditë më parë, policia e Kosovës arrestoi katër persona për armëmbajtje pa leje jo larg Manastirit të Decanit, ku gjatë kontrollit në makinën me të cilin ishin duke udhëtuar janë gjetur dhe konfiskuar një armë AK/47 me 20 copë fishekë si dhe një pistoletë me 16 copë fishekë".

Por, përfaqësuesit e Manastirit të Deçanit patën thënë se në aksionin e policisë dhe pjesëtarëve të KFOR-it janë arrestuar katër veta që ata i cilësuan si islamistë të armatosur.

Përfaqësuesi i Manastirit të Deçanit, Sava Janjiq nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter kishte thënë se “në portën kryesore të manastirit të Deçanit, u arrestuan katër islamistë të armatosur. Pas aksionit te Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, u identifikuan personat dhe u kontrollua automjeti, ku u gjetën 3 kuti me municion dhe një kallashnikov, gjithashtu në makinë u gjet literaturë me përmbajtje islamike”, thuhej në postimin e Sava Janjiq.

Për arrestimin e katër personave patën reaguar edhe autoritetet në Serbi,të cilët bënë thirrje që institucionet e Kosovës të trajtojnë shkaqet e ekstremizmit fetar i cili kërcënon të ardhmen e të gjithëve në Kosovë.

XS
SM
MD
LG