Lidhje

Takimi i dy udhëheqësve të rëndësishëm fetarë


 Pope Kirill

Pope Kirill

Papa Françesku, kreu i Kishës Katolike do të takohet me Patriarkun Kirill, kreu i Kishës Ortodokse Ruse, javën që vjen në takimin e parë mes udhëheqësve në historinë e dy kishave.

Në njoftimin që nxorri Vatikani sot, thuhej se Ati i Shenjtë do të takohet me Kirillin në Kubë në 12 shkurt. Papa argjentinas do të shkojë për turne në Amerikën e Jugut për një vizitë që ishte planifikuar që më parë për në Meksikë.

Papët katolikë, janë takuar më parë patriarkë të Kishës Lindore Ortodokse me qendër në Stamboll, por kjo është e para herë që një papë takohet me kreun e Kishës Ortodokse Ruse, kisha më me ndikim mes atyre ortodokse. Kisha Ortodokse Ruse ka 165 milionë pasues, ndër 250 milionë të krishterët ortodoksë të botës.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG