Lidhje

Ligji për dekriminalizimin


Qeveria Rama ne parlament

Qeveria Rama ne parlament

Në Shqipëri, parlamenti pritet të miratojë brenda muajit mars aktet nënligjore të cilat do të mundësojnë zbatimin e ligjit për dekriminalizimin të miratar dhjetorin e kaluar.

Përfaqësues të palëve kryesore politike thanë sot se ata kanë rënë dakort që një strukturë me ekspertë të parlamentëtit dhe përfaqësuesë të komisionit të dekriminalizimit të përgatisin aktet. Ndërkohë ambasada amerikane organizoi sot dhe një takim me ekspertë amerikanë të cilët bënë një prezantim mbi praktikat më të suksesshme në SHBA për hetimin e të kaluarës së zyrtarëve në qeverisje dhe udhëheqësve politikë.

Sipas një njoftimi të ambasadës, takimi është pjesë e mbështetjes së përpjekjeve të Shqipërisë për të zbatuar ligjin e dekriminalizimit. Ambasada shton se “mirëpret përpjekjet e parlamentit për të zhvilluar më tej aktet nënligjore të këtij ligji të rëndësishëm, dhe mbështet me forcë zbatimin e plotë të ligjit për dekriminalizimin”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG