Lidhje

Nju Hempshëri në prag të zgjedhjeve paraprake


Një herë në katër vjet, shteti verilindor i Nju Hempshërit bëhet qendra e universit politik të Amerikës, duke qënë shteti i parë që zhvillon zgjedhje paraprake për president. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Jim Malone njofton nga Mançesteri se serioziteti me të cilin e marrën votuesit e Nju Hempshërit rolin dhe përgjegjësinë e tyre si vlerësuesit e parë të kandidatëve presidencialë është i pazakontë:

E shtunë mbrëma në Mançester dhe shumë njerëz janë grumbulluar për të parë ndeshjen e hokeit të skuadrës Monarchs…

Një pushim i mirëpritur nga fokusi i këtyre ditëve tek zgjedhjet paraprake të Nju Hempshërit. Çifti Kelly dhe Sean po dalin për një darkë në restorant.

“Do të kthehemi shpejt pasi kemi një djalë të vogël në shtëpi.”

PorSean thotë se këto ditë po mendon për votimin e së martës.

“Akoma nuk dihet si do shkojnë votimet. Ato po afrohen dhe shumë shpejt do të mësohet si do dalin.”

Shumica e tifozëve nuk kanë interes për politikën.

“Ne nuk i kushtojmë ndonjë vëmendje të veçantë atyre. Vijmë në këtë sallë vetëm për lojën e hokeit.”

Mike Ossing erdhi nga Masaçusetsi për të parë lojën. Por ai e vlerëson traditën e zgjedhjeve paraprake të Nju Hemshërit.

“Kjo i jep mundësinë politikanëve të takohen me njerëzit dhe ata krijojnë një ide për përshtypjet që kanë njerëzit për politikanët.”

Nëpër muret e këtij dyqani janë vendosur fotografi nga historiku i i zgjedhjeve paraprake të Nju Hempshërit.

“Është e rëndësishme që populli i Nju Hempshërit të dijë se e ka takuar presidentin e ardhshëm dhe se ka marrë mesazhin e duhur nga personi që do të zgjidhet president.”

Nju Hampshër njihet për komunikimin e afërt mes kandidatëve dhe votuesve dhe Evan Marks e ka shfrytëzuar këtë avantazh.

“Është një gjë shumë e mirë që mund të vijmë këtu t’i shohim të gjithë kandidatët. Jemi me shumë fat që na jepet rasti të takohemi personalisht me ta. Jo shumë shtete të tjera e janë këtë mundësi…”

Ky është një aktivitet që nganjëherë shtrihet në disa breza. Nju Hemshër njihet për bukuritë natyrore, për qytezat e vogla me vlera patriotike dhe për njerëzit me karakter të fortë e të pavarur, sikurse moti i ashpër në zonën ku ata jetojnë.

Çdo katër vjet ky shtet ka një mision historik. …Dhe ditën e zgjedhjeve në Nju Hemshër votuesit do të lenë përsëri gjurmë në historinë e Amerikës.

XS
SM
MD
LG