Lidhje

Grekët protestojnë kundër refugjatëve


Në Greqi, mbështetës të partisë së ekstremit të djathtë Agimi i Artë, mbajtën një protestë pranë Pireut lidhur me politikën e vendit për emigrantët dhe refugjatët.

Grupi dënoi krijimin e planifikuar të një qendre pranimi për emigrantët dhe refugjatët aty pranë.

Protestuesit argumentuan kundër krijimit të qendrës për shkak se siç u shprehën ata, emigrantët dhe refugjatët nuk duan të qëndrojnë në Greqi.

Njëkohësisht, protestues anti-fashistë mbajtën një demonstratë paralele, ndërsa një numër i madh policësh u përpoqën t’i mbajnë dy grupet të ndarë nga njëri-tjetri.

Qeveria greke synon t’i ndërtojë qendrat në fjalë, të quajtura hot-spot, për të bërë regjistrimin e rregullt të emigrantëve dhe refugjatëve që hyjnë në vend.

XS
SM
MD
LG