Lidhje

Votimet paraprake në Nju Hempshër


Votuesit në tre qyteza të vogla kanë filluar ta hedhin sot votën e tyre që në orët e para të mëngjesit, me fillimin e zgjedhjeve paraprake presidenciale në shtetin verilindor Nju Hemshër.

Në njërën prej tre qytezave, Diksvill Noç, nëntë vetë votuan para agimit të së martës. Pas votimit zyrtarët zgjedhorë u vunë shenja fletëve të votimit:

"Dy vetë kanë votuar për Donald J. Trump, tre për John R Kasich. Kjo për republikanët. Ndërsa për demokratët katër vota u hodhën për Bernie Sanders. Asnjë for Hillarin."

Megjithëse guvernatori i Ohajos John Kasich u paraqit mirë në Diksvill Noç, para votimeve Donald Trump e pati ruajtur epërsinë në garën republikane me John Kasiçin, senatorin e Teksasit Ted Cruz, senatorin e Floridës Marco Rubio dhe me ish guvernatorin e Floridës Jeb Bush, në një garë të ngushtë për vendin e dytë.

Në prag të votimeve të sotme anketat tregonin se Bernie Sanders udhëheq me dy shifra garën me Hillary Clintonin në Nju Hemshër.

Disa anketa kanë treguar se Kasiç kryeson me shumicë dërrmuese në Nju Hemshër, ku ai thotë se ka një ekip shumë të mirë punonjësish zgjedhorë:

"Në Nju Hemshër kemi grupin më të mirë të vullnetarëve. Ata do të trokasin derë më derë, qoftë mot me shi, apo me borë. Po marshojmë përpara dhe e marta ka për të qenë një ditë e shkëlqyer”, - thotë Kesiç.

Pas të martës, për republikanët mbahen votime partiake në Karolinën e Jugut, më 20 shkurt. Po atë ditë, kandidatët e Partisë Demokrate do të marrin pjesë në votimet partiake të Nevadës, më 23 shkurt.

Ndërsa në Karolinën e Jugut zgjedhjet partiake për demokratët mbahen më 27 shkurt.

Dy qytezat e tjera të Nju Hemshërit që votuan pak pas mesnate janë Millsfild dhe Hart.

XS
SM
MD
LG