Lidhje

Clinton dhe Sanders përballen në Wisconsin


Democratic U.S. presidential candidate
Democratic U.S. presidential candidate

Dy kandidatët demokratë për president duket se po përpiqen shumë për të bërë votuesit për vete, apel ky i drejtuar ndaj shtesës së mesme amerikane. Ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton dhe senatori nga Vermonit Bernie Sanders mbajtën mrëmë një debate në Milwaukee të shtetit Wisconsin, ndërkohë që intensiteti i fushatës ishte krejtësisht i dukshëm.

Ish Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, e cila kandidon për herë të dytë për Shtëpinë e Bardhë, ndërmori një sulm të direkt ndaj kundërshtarit Sanders.

“Ato lloj kritikash që kemi dëgjuar nga senatori Sanders mbi presidentin tonë i prisja nga republikanët. Nuk e pres nga dikush që kërkon nominimin e demokratëve për të pasuar presidentin Obama.” Reagimi i zotit Sanders ishte i menjëhershëm dhe i drejtpërdrejtë:

“Kjo është goditje e dobët. Ti je ajo që ka konkuruar kundër Barack Obamës.”

Shkëmbimet verbale janë shtuar ndërsa zonja Clinton përpiqet të marrë veten pas fitores së senatorit Sanders në Nju Hamshire këtë javë.

Të dy kandidatët po kërkojnë me ngulm votat e pakicës ndërsa ndalesa e rradhës është Karolina e Jugut, ku votat kryesisht nga afrikano-amerikanët protet të luajnë rol të rëndësishëm në votimet paraprake të atij shteti. Senatori Sanders:

“Nuk mund të vazhdojmë të fshehim gjërat poshtë rrogozit por duhen trajtuar ato. Një fëmijë afrikano-amerikan i lindur sot ka shanse 1 në 4 që të përfundojë në burg. Kjo është e papërshkrueshme.”

Edhe reagimi i zonjës Clinton ishte i menjëhershëm.

“Kur flitet për reformën e drejtësisë penale dhe dhënien fund të epokës së burgimeve në masë, ne duhet të flasim për vendet e punës, arsimin, banesat dhe rrugë të tjera për të ndihmuar komunitetet.”

Zonja Clinton mori një mbështetje të madhe të enjten nga krahu politik i grupit të ligjvënësve zezak për grumbullim fondesh. Por nuk është e qartë nëse kjo mbështetje do ta shtyjë atë drejt fitores shumë të nevojshme në votimet paraprake në Karolinën e Jugut.

XS
SM
MD
LG