Lidhje

Përgatitjet tekonologjike për Olimpiket 2016


Ekspertë të teknologjisë dixhitale në qendrën e re në Rio de Zhaneiro janë të zënë me përgatitjen e Olimpikeve 2016. Këtë vit i gjithë sistemi do të operohet nga reja dixhitale, duke u dhënë mundësi miliona tifozëve në mbarë botën të marrin informatat që u interesojnë në çdo moment.

Ndërkohë që makinat që parakalonin në paradën për karnavalet e famshme të Rios ishin pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë, informaticienët po punonjnë për të krijuar një rrjet serverash kompjuterikë dhe sisteme të tjera dixhitale në përgatitje për Lojërat Olimpike në gusht.

Aktivitete sportive, si një ndeshje mundjeje për femra, shërbejnë si prov[ për funksionimin e sistemit.

Synimi është që rezultatet të përcillen nga 144 pista sportive, për të ndihmuar konkurrentët dhe gjyqtarët të zgjidhin mosmarrëveshjet dhe për t’u dhënë mundësi miliona vetëve në mbarë botën të marrin informacion mbi garat.

“Kemi shumë punë me provat për instalimet, rrjetet me fibra optike, nga laboratori, në pistat e konkurrimit e anasjelltas,” - thotë Gustavo Nascimento, i ekipit dixhital.

Një rrjet kamerash të sinkronizuara do të lidhen përmes kabllosh optike me bankat e memorizimit në Qendrën e Operacioneve Teknike, ku 500 teknikë interneti do të punojnë me turne. Shumë prej tyre do të ndjekin funksionimin e faqeve elektronike.

“Ne vazhdimisht ballafaqohemi me sulme kibernetike, prandaj kemi një ekip që punon për të garantuar se sistemet janë të sigurta dhe nuk do të dëmtohen,” thotë Adam Dolman, i ekipit dixhital.

Këtë vit, për here të parë, i gjithë sistemi do të funksionojë përmes resë dixhitale, pra nëse ka probleme në kompjutera të veçantë, funksionimi i rrjetit nuk do të cënohet.

Një tjetër parameter sigurie është sistemi mbështetës për operacionet e Rios nga Qendra e Operacioneve Teknologjike në Spanjë.

Tifozë nga e gjithë bota do të kenë mundësi të shohin informacionin që dikur rezervohej vetëm për shtypin.

“Tani, brenda pak sekondash, njerëzit mund të kontrollojnë në internet dhe të gjejnë informata të pafundme, jo vetëm për fituesit, por edhe për biografinë e atletëve,” thotë Adam Dolman, i ekipit dixhital.

Për momentin Rio është i mbushur me turistët që ndjekin karnavalet, por zyrtarët e ekipit dixhital thonë se në gusht do të jenë gati jo vetëm për vizitorët, por për mbi 4.8 miliardë shikues në mbarë botën.

XS
SM
MD
LG