Lidhje

CIA: ISIS ka përdorur armë kimike


CIA Director John Brennan responds to a question as he speaks at the Global Security Forum 2015, at the Center for Strategic and International Studies (CSIS) in Washington, Nov. 16, 2015.

CIA Director John Brennan responds to a question as he speaks at the Global Security Forum 2015, at the Center for Strategic and International Studies (CSIS) in Washington, Nov. 16, 2015.

Drejtori i CIA-s thotë se luftëtarët e organizatës Shteti Islamik në Siri, kanë përdorur armë kimike.

John Brennan thotë se ka disa raste ku grupi terrorist ka përdorur “municione kimike në luftime”. Komentet e tij, janë pjesë e një interviste për një emision të televizionit CBS që do të transmetohet e plotë të dielën.

Zoti Brennan tha se grupi xhihadist ka aftësinë që të prodhojë sasi të vogla klorine dhe gaz mustardë.

Drejtori i CIA-s paralajmëroi gjithashtu se Shteti Islamik mund të jetë duke u përpjekur t’i shesë armët kimike në Perëndim.

XS
SM
MD
LG