Lidhje

Aktoret e reja për çmimin Oskar


88th Academy Awards - Nominations Announcement

88th Academy Awards - Nominations Announcement

Ato janë të bukura, të talentuara dhe jashtëzakonisht konkurruese. Shumë prej nominimeve Oskar të këtij viti për kategorinë e aktores më të mirë në rolet kryesore dhe dytësore janë për aktore dramatike që po arrijnë sukses në skenën e Hollivudit.

Saoirse Ronan është një nga aktoret e gjeneratës së re që kanë fituar vëmendjen e Hollivudit. 21-vjeçarja u nominua për çmimin Oskar për aktoren më të mirë për rolin e saj shumë kompleks të Eilis, një vajzë irlandeze që emigron drejt Bruklinit në vitet 1950 në kërkim të një jete më të mirë.

Në moshën 21-vjeçare, ajo ka luajtuar tashmë në mbi 20 filma. Ajo u nominua për herë të parë për çmimin Oskar në moshën 13-vjeçare, për rolin e luajtur në dramën Shpagimi. Por, këtë radhë ajo përballet me konkurencë të fortë nga bashkëmoshatare të saj.

Brie Larson luan shkëlqyeshëm rolin e një gruaje të marrë peng dhe të burgosur në një kabinë së bashku me të birin 5-vjeçar, i lindur nga marrëdhënia me pengmarrësin.

Ajo konsiderohet si kandidate kryesore për çmimin Oskar të aktores më të mirë. Në moshën 26-vjeçare edhe ajo tashmë ka luajtur në mbi 20 filma.

Alicia Vikander është vetëm një vit më e madhe se Larson. Karriera e saj filloi me rolin enigmatic të Ava, një robot humanoid në filmin Ex Machina.

Ajo është nominuar për çmimin e aktores më të mirë dytësore në rolin e artistes së viteve 1930-të, Gerda Wegener, në filmin Vajza daneze, ku luan së bashku me Eddie Redmayne. Ajo luan e rolin bashkëshortes së një burri transgjinor. Alicia është tashmë ndër artistet më të kërkuara të moshës së re.

Rooney Mara është tashmë e mirënjohur në Hollywood. Ajo është nominuar për rolin dytësor në dramën romantike lezbike Carol, ku luan të pafajshmen Therese përballë të dashurës së saj, Carol, të luajtur nga Kate Blanchett.

Mara u nominua për herë të parë për çmimin Oskar në vitin 2012 për interpretimin e saj të shkëlqyer të një hakere amerikane të re dhe të pastrehë në version amerikan të thrilerit skandinav Vajza me Tatuazhin e Dragoit.

Një tjetër aktore në të 20-tat, Jennifer Lawrence, është nominuar për rolin kryesor në dramën romantike Joy. 25-vjeçarja ka luajtur në mbi 20 filma, përfshirë filmin serial me shitje rekord Hunger Games. Ajo ka marrë tashmë një çmim Oskar, dhe sipas revistës Forbes, është aktorja më e paguar sot në Hollivud.

Ngjitja e saj meteorike i tregon bashkëmoshatareve të saj se rolet inteligjente, talenti dhe puna e vazhdueshme vlerësohen nga audienca dhe kritikët.

XS
SM
MD
LG