Lidhje

Mbrojtja e Kripores së Ulqinit

  • Ali Salaj

Shoqatat ambientaliste të Malit të Zi, autoritetet vendore të Ulqinit dhe ambasadorët e BE-së kërkojnë nga Qeveria malazeze që Kriporja e Ulqinit të trajtohet si zonë e mbrojtur për prodhimin e kripës dhe të shndërrohet në një habitat të veçantë për shpendët që shtegëtojnë në këtë vend. Në këtë kuadër, edhe Komisioni Evropian është duke e ndjekur situatën lidhur me Kriporën e Ulqinit dhe nga kjo çështje, siç është paralajmëruar, do të varen bisedimet e mëtejshme të Malit të Zi me Brukselin dhe konkretisht mbyllja e Kapitullit 27, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e mjedisit natyror.

XS
SM
MD
LG