Lidhje

Sulmet ajrore shkatërrojnë spitalin në Siri


Goditje ajrore shkatërruan sot një spital të organizatës Mjekët pa Kufi në Siri, duke vrarë të paktën shtatë vetë.

Organizata tha se katër raketa goditën ndërtesën në qytetin Maret al-Numan në provincën Idlib. Mjekët pa Kufi thotë se sulmi duket si një akt i qëllimtë për të goditur strukturën që i shërbente një popullate prej 40 mijë vetësh në një zonë konflikti. Sipas zyrtarëve të organizatës, tetë vetë nga personeli mjekësor figurojnë të zhdukur.

Mjekët pa Kufi nuk bëri komentet për autorësinë e sulmit, por organizata joqeveritare Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, e cila ndjek zhvillimet në Siri, tha se besohet që goditjet u kryen nga avionë rusë.

XS
SM
MD
LG