Lidhje

Australia kap drogë me vlerë 900 milion dollarë


Policia australiane ka kapur një sasi droge me vlerë 900 milionë dollarë në një prej operacioneve më të suksesshme anti-drogë në historinë e vendit.

Mbi 720 litra meth-amfetaminë e lëngshme, një ndër drogat që krijojnë varësinë më të rëndë për përdoruesit, u sekuestrua gjatë operacioneve policore.

Kjo drogë, që në treg njihet me emrin ice – akulli, ishte futur në Australi me pajisje arti dhe në artikuj veshmbathjeje nga Kina. Ministri australian i drejtësisë tha se operacioni i sotëm heq nga tregu i drogës një sasi të mjaftueshme për 3.6 milionë doza individuale.

XS
SM
MD
LG