Lidhje

Turqia dhe luftëtarët kurdë në Siri


Kryeministri turk Ahmet Davutoglu tha sot se Ankaraja nuk do të lejojë që luftëtarët kurdë të Sirisë të marrin qytetin sirian Azaz, pak kilometra larg kufirit turk.

Gjatë ditëve të fundit Turqia ka sulmuar disa herë me artileri njësi të organizatës Mbrojtja Popullore Kurde, që gëzon mbështetjen amerikane. Zoti Davutoglu paralajmëroi se nëse kurdët nuk tërhiqen nga një bazë ajrore në zone, forcat turke do ta vënë në shenjestër bazën.

Rusia, e cila është angazhuar ushtarakisht në mbështetje të forcave qeveritare siriane, shprehu sot shqetësim lidhur me ato që i cilëson si akte agresive të Turqisë.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG