Lidhje

Sulm mbi kampin e ISIS në Libi


Sabratha, Libya

Sabratha, Libya

Sipas zyrtarëve amerikanë, avionët luftarakë amerikanë bombarduan një kamp trajnimi të Shtetit Islamik në Libinë perëndimore, pranë kufirit të vendit me Tunizinë.

Sulmi të premten paradite shkatërroi një ndërtesë në qytetin Sabratha, në perëndim të Tripolit, në një rajon ku dihet se vepron grupi ekstremist.

Zyrtarët vendorë thanë se të paktën 40 vetë u vranë. Zyrtarët perendimorë i thanë gazetës The New York Times se më shumë se 30 të rekrutuar të ISIS ishin mes të vrarëve.

Një zyrtar perendimor citohet të ketë thënë se objektivi i sulmit ishte një “operativ i lartë tunizian” i lidhur me dy sulme madhore terroriste në Tunizi vitin e kaluar.

Shtetet e Bashkuara e kanë pranuar kryerjen e sulmeve në Libi në të paktën dy raste gjatë muajve të fundit, përfshi vrasjen e kreut të Shtetit Islamik në Libi gjatë një sulmi në nëntor në qytetin Derna.

Libia ka përjetuar kaos dhe pasiguri politike që kur diktatori Moammar Gadhafi u rrëzua nga pushteti dhe u vra në vitin 2011. Grupi terrorist Shteti Islamik ka shfrytëzuar situatën për të zgjeruar operacionet e tij në shtetin e Afrikës Veriore.

XS
SM
MD
LG