Lidhje

Historia e paraqitur ndryshe


An interactive history program in Indiana recreates the journey to freedom endured by escaped southern slaves during the 19th-century.
An interactive history program in Indiana recreates the journey to freedom endured by escaped southern slaves during the 19th-century.

Shteti Indiana në SHBA është tashmë një shtet aktiv me 6.5 milionë banorë. Është e vështirë për njerëzit të imagjinojnë se si ishte Indiana 200 vjet më parë kur sapo po krijohej. Një muze i hapur në Indianapolis me rastin e këtij 200-vjetori, i ndihmon vizitorët të lidhen me të kaluarën.

Akrepat e orës lëvizin në kah të kundërt në Qendrën Historike të Indianës. Ekspozita fillon me një foto tre-dimensionale të kushtetutës së këtij shtetit të shkruar në vitin 1816, e cila projektohet në një perde mjegulle.

Shkencëtarja Angela Giacomelli thotë:

“Është një mënyrë për t’u kthyer prapa në kohë, kur 43 delegatë u mblodhën në Corydon për të hartuar kushtetutën e parë të shtetit Indiana.”

Vizitorët përshëndeten nga personazhe historike si delegati Dennis Pennington, një aktivist kundër skllavërisë, i luajtur nga aktori Michael Redmond. Në muze janë të punësuar rreth 30 aktorë që bashkëveprojnë për t’ua risjellë vizitorëve të gjallë historinë.

“I ftojmë vizitorët t’i bashkohen bashkëbisedimit tonë për nenin kundër skllavërisë.”

Në këtë ditë të vitit 1816, Pennington takohet me Jonathan Jennings, që do të bëhej më vonë guvernatori i parë i Indianas dhe me përfaqësuesin Robert Hanna. Megjithëse Indiana është shpallur shtet pa skllavëri, një numër kolonësh vazhdojnë të kenë skllevër.

Ekrane me prekje paraqesin çështjet e tjera kushtetuese që po shqyrtohen, si arsimi, liritë individuale, dhe sistemi bankar, çështje me të cilat ende përballen shtetet amerikane. Drejtori i muzeut thotë se duke risjellë të shkuarën, ekspozita ofron një leksion për të tanishmen.

“Duhet të punojmë së bashku, siç bëjnë këta zotërinj. Ata nuk e njihnin njëri-tjetrin dhe megjithatë iu desh të punonin për një qëllim të përbashkët”, thotë Daniel Shokli, drejor i muzeut.

Ekspozita do të jetë e hapur gjatë gjithë vitit duke u ofruar të gjithë shansin të udhëtojnë prapa në kohë dhe të përjetojnë historinë e shtetit Indiana, i cili u pranua si vendi i 19-të anëtar në bashkësinë e Shteteve të Bashkuara në dhjetor 1816

XS
SM
MD
LG