Lidhje

Londër: Borisi kërkon daljen


Bursa e Londrës u trondit nga njoftimi se kryetari i bashkisë së kryeqytetit britanik Boris Johnson është bashkuar me kampin politik që kërkon daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian. Johnson, një politikan popullor, por jokonvencional, bëhet figura më e lartë konservatore që shkëputet nga kampi i Kryeministrit David Cameron, i cili po përpiqet ta mbajë vendin në BE.

“Kam vendosur, pas një beteje të fortë emocionale pasi nuk doja të merrja asnjë veprim, dhe gjëja e fundit që doja të bëja ishte të dilja kundër David Cameronit dhe qeverisë së tij, por pas një analize shumë emocionale nuk mendoj se kam rrugë tjetër veçse të mbështes votën për shkëputje. Është një vendim shumë i thjeshtë, dua më të mirën për popullin e këtij vendi, dua që t’ua kursej paratë, t’ua kthej të drejtën e ventvendosjes. Kjo është arsyeja”.

Javën e kaluar zoti Cameron siguroi lëshime të reja nga udhëheqësit e BE-së për ta mbajtur Britaninë në bllok. Kryebashkiaku i Londrës e ka sulmuar prej vitesh Bashkimin Evropian, duke thënë se do që Britania të mbajë lidhje tregtare dhe bashkëpunimi dhe jo vartësi politike me BE-në.

Kryeministri David Cameron ka caktuar 23 qershorin si datë për referendum.

XS
SM
MD
LG