Lidhje

Maqedonia para sfidës së zgjedhjeve


Parlamenti i Maqedonisë ndodhet para një sfide të madhe siç është ajo e miratimit të vendimit të një muaji më parë për t’u shpërbërë ose jo. Vendimi duhet të merret më 24 shkurt. Nëse parlamenti shpërbëhet, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 24 prill, siç kërkon partia më e madhe VMRO-DPMNE, por për ta votuar këtë asaj i duhen edhe votat e partive shqiptare. Ndërkaq, Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian e bënë mbrëmë publik vlerësimin se Maqedonia nuk është e gatshme të organizojë zgjedhje të besueshme.

XS
SM
MD
LG