Lidhje

Apple dhe FBI


Drejtori ekzekutiv i kompanisë “Apple” Tim Cook, ju drejtua sot klientëve me një letër të hapur ku thotë se kërkesa e qeverisë amerikane që Apple të krijojë një program për të çbllokuar iPhonët do të ketë pasoja të frikshme. Kërkesa në fjalë është për telefonin që i përkiste një prej autorëve të sulmit terrorist të vitit të kaluar në San Bernardino të Kalifornisë ku humbën jetën 14 perssona.

Në letrën e tij drejtuar miliona klientëve të kompanisë, Tim Cook thotë se gjigandi i teknologjisë “nuk ka simpati për terroristët”. Por ai shton se në se “Apple” i bindet kërkesës së autoriteteve amerikane për të gjetur një mënyrë për të depërtuar tek iPhoni i Syed Rizwan Farookut, kjo do t’i hapte dyert kërkesave të pafund për telefona të tjerë në të ardhmen.

Një ndërhyrje e tillë, thotë Cook, do t’i bënte përdoruesit e produkteve “Apple”, të prekshëm ndaj kërkimeve për të dhënat e tyre financiare, të dhënat shëndetësore, si dhe për të monitoruar vendododhjen e tyre dhe fotografitë që ata marrin.

“Asnjë individ me arsye nuk e sheh të pranueshëm këtë veprim”, shkruan Cook në letrën e tij.

Përpjekja e firmës Apple për të bllokuar kërkesën e Departamentit amerikan të Drejtësisë për të çbllokuar telefonin e Syed Rizwan Farookut do të trajtohet sot gjykatë.

XS
SM
MD
LG