Lidhje

Tiranë: Opozita rrëzon kantierin te parku


Protesta e opozitës tek parku
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:41 0:00

Në Tiranë, protestuesit e opozitës rrëzuan sot rrethimin e kantierit në Parkun e Liqenit Artificial, ku Bashkia thotë se po ndërton një kënd lojërash për fëmijë. Protestuesit dyshojnë se aty do të ngrihen konstruksione betoni. Përfaqësues të bashkisë deklaruan se protesta solli akte vandale, që pengojnë zhvillimin e qytetit.

Protesta e opozitës tek parku
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:41 0:00

Anëtarë dhe përkrahës të Partisë Demokratike rrëzuan sot rrethimin e kantierit të ndërtimit që bashkia po nis në parkun e liqenit artificial.

Ata zbërthyen gardhin metalik, në kantierin ku dyshojnë se bashkia po ndërton klube e restorante, ndonëse bashkia thotë se po ndërton një kënd për lodra fëmijësh.

Më herët ata zhvilluan një tubim proteste para bashkisë së kryeqytetit. Protestuesit e Partisë Demokratike pohuan se po protestonin kundër betonizimit të Parkut të Liqenit, dhjetëfishimit të taksave, të faturave të ujit dhe rritjes së çmimit të biletës së autobuzëve.

Menjëherë pas protestës së opozitës, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, e cilësoi atë si një protestë vandale dhe që pengon zhvillimin e qytetit, madje e quajti atë një pseudoprotestë, që nuk tregon qytetari, as demokraci.

Bashkia përsëriti se projekti nuk parashikon asnjë objekt privat, por do të jetë vetëm për fëmijët.

XS
SM
MD
LG