Lidhje

Historia e Harriet Tubman


Një nga kapitujt më të errët të historisë amerikane u mbyull 150 vjet më parë me miratimin e Amendamentit të 13 të Kushtetutës në vitin 1865, që ndaloi skllavërinë. Ndërsa skllavëria zgjati për 246 vjet, lëvizja kundër kësaj praktike u bë instrumentale për t’i dhënë fund skllavërisë. Një nga heroinat e asaj lëvizje ishte Harriet Tubman – skllave e lindur në një plantacion në brigjet lindore të Merilendit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Chris Simkins shkoi atje dhe na sjell një pasqyrë të disa njerëzve që janë të vendosur të mbajnë gjallë trashgiminë e zonjës Tubman..

Historia e Harriet Tubman për të liruar qindra skllevër vazzhdon t’u tregohet brezave të rinj.

"Ajo ishte 100 për qind e suksesshme. Në se Harriet vendoste të të lironte, ashtu do të bëhej.”

Donald Pinder u jep vizitorëve një leksion historie në muzeun Harriet Tubman në Kembrixh të Merilendit. Vizitorët mësojnë historinë e guximshme se si Tubman rrezikoi jetën për të shpëtuar nga skllavëria në një fermë aty pranë në vitin 1849.

"Kishte disa gjëra të rëndësishme që për të ishin të pakuptimta. Dhe një prej tyre ishte skllavëria. Përse disa njerëz ishin të lirë dhe disa të skllavëruar?"

Pasi arriti në Filadelfia, Tubman u bashkua me lëvizjen e quajtur “Rruga e Fshehtë”, që ishte një system rrugësh, shtëpish private dhe vende të tjera të fshehta që ndihmonin skllevërit e arratisur, përfshi Tubman, të largoheshin nga Jugu dhe të shkonin në shtetet veriore ku skllavëria ishte e ndaluar me ligj.

"Ndoshta ajo arriti 18 herë të nxirrte familje të tëra. Ajo gjithashtu u jepte këshilla skllevërve të tjerë sit ë vepronin."

Turistja Angela Horsey u emocionua nga ajo që mësoi.

"Mendoj se Harriet Tubman drejtoi rrugën e lirisë për të gjithë njerëzit. Them se është një person i jashtëzakonshëm. "

Jay Meredith është pasionant kur tregon historinë e jetës së Harriet Tubman-it.

"Ajo mësoi si të mbijetonte. Ajo dinte të lexonte yjet në qiell për të gjetur rrugën dhe dinte si të kuptonte pyjet, kënetat dhe moçalet dhe ashtu ja doli mbanë."

Ai dhe gruaja e tij blenë dyqanin ku Tubman thuhet se refuzoi urdhërin e një të bardhi për të kapur një skllav të arratisur.

"Harriet Tubman është një heroinë e vërtetë amerikane. Dyqani që lidhet me aktin e saj të parë të mosbindjes është i rëndësishëm për mua dhe bashkëshorten time dhe dua të siguroj që ai ruhet në mënyrë që njerëzit të mund të kuptojnë historinë dhe rëndësinë e Harriet Tubman-it", thotë Jay Meredith.

Pranë këtij vendi është planifikuar një park për të nderuar jetën dhe trashgiminë e Harriet Tubman-it. Kur të përfundojë, ai do të jetë parku i parë kombëtar që mban emrin e një gruaje afrikano-amerikane.

XS
SM
MD
LG