Lidhje

Shqipëria forcon kontrollin e kufirit me Greqinë


Kufiri shqiptaro-grek, bllokohen emigrantët

Kufiri shqiptaro-grek, bllokohen emigrantët

Policia shqiptare ka përforcuar kontrollet në pikat kufitare me Greqinë në Jug dhe Juglindje të vendit. Sipas burimeve, në mbështetje të pjesëtarëve të policisë së ruajtjes së kufirit janë vënë edhe njësi të repartit special “Delta Force”. Masat e forcimit të kufirit me pika shtesë dhe regjime kontrolli gjatë natës me kamera termike vijnë pas tensioneve me refugjatët në kufirin greko-maqedonas dhe në disa zona në Greqi. Dje një grup prej 12 refugjatësh nga Pakistani mbërritën në kufirin shqiptar në afërsi të Pikës së Kakavijës. Refugjatët,sipas hetimeve paraprake të policisë shqiptare, synonin të kalonin tranzit drejt Malit të Zi me destinacion final Gjermaninë.

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmë në emisionin “Top Story” në Top Channel se "Shqipëria nuk do të hapë kufijtë e saj", duke shpjeguar se vendi “nuk ka asnjë arsye të bëjë këtë gjë, sepse nuk ka as kushtet dhe as fuqinë, ndërkohë që të tjerët mbyllin kufijtë”.

Më herët nga Korca, ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ishte shprehur se sipas informacioneve “ka një numër të madh sirianësh që presin të hyjnë në Shqipëri” duke shtuar se sipas saj “qeveria do të jetë e gatshme të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme duke mos ndërtuar asnjë mur kundrejt këtyre refugjatëve, që kërkojnë të hyjnë në Shqipëri”.

XS
SM
MD
LG