Lidhje

Armëpushimi në Siri në ditën e tretë


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon tha sot se pavarësisht nga disa incidente, armëpushimi në Siri përgjithësisht po respektohet në ditën e tij të tretë.

Ai tha gjithashtu se një grup shumëkombësh që po vëzhgon armëpushimin, po punon për të siguruar se shkeljet nuk do të përhapen dhe ndalimi i luftimeve do të vazhdojë.

Ministri i Jashtëm francez Jean-Marc Ayrault bëri thirrje për një takim të menjëhershëm të grupit të punës për të diskutuar mbi sulmet ajrore të njoftuara në zonat e mbajtura nga kryengritësit.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, tha se "në qoftë se respektohet,” ndërprerja e luftimeve mund të çojë në një rënie të përgjithshme të dhunës.

"Ky mund të jetë hapi i parë drejt një zgjidhjeje politike që do të t'i jepte fund luftës civile dhe vuajtjeve të popullit sirian", tha ai. Armëpushimi filloi të shtunën.

XS
SM
MD
LG