Lidhje

Skandale korrupsioni në Moldavi


Skandalet e korrupsionit e kanë njollosur udhëheqjen pro-evropiane të Moldavisë dhe kanë rritur mbështetjen për partitë pro-Rusisë që përpiqen për lidhje më të ngushta me aleatin e tyre të epokës sovjetike, Moskën.

Partitë pro-ruse të Moldavisë thonë se Perëndimi prej vitesh ka mbështetur politikanët e korruptuar pro evropianë dhe për këtë arsye, argumentojnë ata, rreshtimi me Moskën është rruga që duhet zgjedhur.

Kryeministri i Moldavisë, Pavel Filip, në një intervistë ekskluzive me Zërin e Amerikës, pranoi politikanët e korruptuar e kanë njollosur integrimin e vendit të tij në BE.

Bashkimi Evropian ngriu fondet për Moldavinë pasi një miliardë dollarë u zhdukën nga bankat. Disa zyrtarë janë zëvendësuar ose arrestuar, duke përfshirë edhe një ish-kryeministër, por paratë ende nuk janë gjetur.

XS
SM
MD
LG