Lidhje

Shoqërohet në gjykatë Visar Ymeri


Kosovo, Visar Ymeri
Kosovo, Visar Ymeri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot ka shoqëruar për në gjykatë kryetarin e lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri. Në njoftimin e policicsë thuhet se “ka realizuar një urdhëresë të Gjykatës Themelore të Prishtinës për sigurimin e prezencës në seancë gjyqësore”.

Shoqërimi i Visar Ymerit në gjykatë, ka të bëjë me rastin e vitit 2012 kur deputetë të lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demorkatike janë rrahur në hyrjen e parlamentit.

Kundër shoqërimit të tij ka reaguar lëvizja Vetëvendosje. Në deklaratën e kësaj lëvizjeje thuhet se “arrestimi i kryetarit të subjektit më të madh opozitar vjen pas qindra arrestimesh të aktivistëve e deputetëve të Lëvizjes në gjashtë muajt e fundit. Arsyet e kësaj përndjekje mesjetare janë tërësisht politike, duke qenë se për gjashtë muaj me radhë Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të bllokojë marrëveshjet e dëmshme për vendin, atë për “Zajednicën” dhe “Demarkacionin”, thuhet në komunikatë e lëvizjes Vetëvendosje.

XS
SM
MD
LG