Lidhje

Imigracioni, Rama: JO, vendimeve të njëanshme


Kryeministri shqiptar pret Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Mogherini: Nuk do hapim kufijtë e nuk do ngremë mure. Të gatshëm të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë brenda një plani të përbashkët europian

Në Shqipëri, kyeministri Edi Rama tha sot në mbrëmje se “vendime të njëanshme të vendeve të tjera janë pa lidhje me atë cka na takon të bëjmë së bashku e nuk mund të jenë në asnjë formë e mënyrë imponim për ne”. Këto deklarata, kryeministri shqiptar i bëri në përfundim të takimit me Përfaqësuesen e Lartë për politikën e jashtme dhe të sigurisë të Bashkimit Europian Federica Mogherini.

"Shqipëria është një vend i vogël, por ne nuk i kemi bërë bisht përgjegjësisë në cdo sfide të përbashkët me partnerët, qoftë në Nato qoftë në BE”, u shpreh zoti Rama duke theksuar se “jemi të gatshëm të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë edhe në këtë sfidë, por nga ana tjetër jemi të vetdijshëm se nuk kemi as mundësinë dhe as delirin se mund të shpëtojmë Europën të vetëm. Nuk do hapim kufijtë e nuk do ngremë mure. Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë, të marrim pjesën tonë të përgjegjësisë brenda një plani të përbashkët europian” nënvizoi kryeministri. Sipas tij, kriza e refugjatëve “është një sfidë europiane, jo e Greqisë apo Italisë, dhe as e Ballkanit e aq më pak e Shqipërisë”.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG