Lidhje

Cruz, sfiduesi kryesor i zotit Trump


Zgjedhjet paraprake në partinë republikane mund të konsolidohen në një garë mes dy kandidatëve, biznesmenit Donald Trump dhe senatorit Ted Cruz. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Michael Bowman njofton se ndërsa rezultati përfundimtar në anën e republikanëve ende nuk është i qartë, kandidatja favorite e partisë demokrate, Hillary Clinton vazhdon të thellojë epërsinë ndaj kundështarit të saj, senatorit Bernie Sanders.

"Jam shumë i inkurajuar, sepse në qoftë se ne vazhdojmë të bashkohemi, ne do të fitojmë këtë garë," thotë Ted Cruz, kandidat për president.

Ted Cruz i tejkaloi pritshmëritë në zgjedhjet paraprake të së shtunës në katër shtete duke fituar në Mejn dhe Kanzas. Ai doli i dyti, pas Donad Trumpit, në Luiziana dhe Kentaki.

Donald Trump, kandidat për presiden.

"Jam shumë i gëzuar për fitoren. Faleminderit Luiziana dhe Kentaki".

Ndërsa Trump vazhdon të mbajë një epërsi në numrin e delegatëve të nevojshëm për të fituar emërimin e partisë republikane, senatori Cruz ka ngushtuar hendekun, duke fituar në pesë javën e kaluar. Ndërkohë, senatori nga Florida, Marco Rubio të dielën fitoi në territorin amerikan të Puerto Rikos duke marrë 23 delagatë, por ai nuk doli mirë në shtetet e tjera të shtunën.

Trump dhe Senatori republikan Marco Rubio sulmuan njëri-tjetrin në debatin e fundit dhe duket se Cruz ka përfituar nga kjo.

Ted Cruz, kandidati republikan për president.

"Unë kërkoj nga ju që të qëndroni me ne si një koalicion i gjerë i njerëzve që besojnë në Kushtetutë, në liri, dhe që duan ta përmirësojnë këtë vend".

Zoti Trump të shtunën vonë e pranoi ngritjen e senatorit Cruz.

"Unë do të doja të garoja ndaj Ted-it kokë më kokë. Kjo do të ishte një gjë shumë e mirë".

Ndërsa Ted Cruz po shfaqet si alternativa kryesore ndaj zotit Trump në mesin e republikanëve, në kampin demokrat, ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton vazhdon marshimin e saj drejt marrjes së emërimit të partisë.

Hillary Clinton, kandidate për president.

"Le të bashkojmë duart, të ngremë veten lart, të ecim përpara së bashku. Të bëmjë një ndryshim, ta ndërtojmë të nesërmen".

Zonja Clinton ka fituar shumicën e zgjedhjeve paraprake deri më sot në shtetet më të mëdha, me më shumë delegatë. Por Bernie Sanders këmbëngul se gara nuk ka përfunduar.

Bernie Sanders, kandidat për president.

"Ne kemi bërë një rrugë të gjatë, duke ngushtuar hendekun në nivel kombëtar me Sekretaren Clinton".

Senatori Sanders të shtunën fitoi zgjedhjet paraprake në Kanzas dhe Nebraska, dhe të dielën në Mejn. Zonja Clinton fitoi në Luiziana, por ajo deri më tani ka mbështetjen e 1147 delegatëve ndërsa senatori Sanders ka vetëm 489 delegatë.

Të martën do të mbahen zgjedhje paraprake në pesë shtete të tjera.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG