Lidhje

Parisi përgatitet për përmbytje


Autoritetet franceze po përgatiten për një përsëritje të vërshimit të madh të lumit Senë që përmbyti Parisin më shumë se një shekull më parë.

Ata thonë se përsëritja e përmbytjes së shekullit në kryeqytetin francez është e pashmangshme dhe mund të ndodhë çdo vit, prandaj banorët nuk duhet të kapen të papërgatitur.

Duke filluar nga dita e sotme e deri më 18 mars, prefektura e Parisit do të zhvillojë një stërvitje në shkallë të gjerë, të quajtur Sequena 2016, që synon përgatitjen e popullatës për skenarin më të keq, me pjesëmarrjen e policisë dhe të zjarrfikësve.

Gjatë përmbytjeve të vitit 1910, banorët e Parisit ishin dëshmitarë të rritjes së nivelit të Senës deri në 8 metra.

Niveli i lumit Seine, që e ndan Parisin mespërmes, ka patur rritje të herë pas hershme, por deri tani asnjëherë nuk e arritur atë të vitit 1910 kur ndodhi përmbytja e madhe.

XS
SM
MD
LG